Gazetaria sportive ka humbur sot një kontribuues të saj të rëndësishëm. Thanas Gjata, gazetari sportiv nga Devolli, është ndarë në mënyrë të parakohshme nga jeta.
Gazetari i cili për shumë vite ka qenë një bashkëpunëtor i “Panorama Sport” dhe kohët e fundit ishte edhe një trajner në ekipet e moshave të Devollit, është ndarë nga jeta sot pas një sëmundje të rëndë që e ka larguar nga të dashurit e tij në mënyrë të parakohshme.
Me heret sot, eshtë ndarë sot nga jeta në moshën 57-vjeçare Saimir Demi, gazetari i njohur sportiv me një karrierë 30-vjeçare.
Prej kohësh pjesë e RTSH-së, Demi ka punuar edhe në gazeta të ndryshme sportive dhe ka qenë drejtues për disa vite.
I njohur për zërin kritik ndaj fenomeneve negative në sport, Saimir Demi do të mbahet mend gjatë për kontributin e tij në lëmin e gazetarisë sportive, për respektin që impononte kudo dhe për batutën e tij të mprehtë.
Be First to Comment