Skip to content

Përfaqësues amerikanë të “OPDATE” janë rikthyer sërish në SPAK dhe në Gjykatën e Posaçme.

Përfaqësuesit e SHBA-ve janë parë në ambientet e dy institucioneve të drejtësisë. Roli i përfaqësuesve amerikanë është që të asistojnë në hetimet e udhëhequra nga Altin Dumani i cili ka marrë garanci për të vazhduar punën duke arrestuar “politikanët e korruptuar” në Shqipëri.

Kujtojmë që ekspertët amerikanë u larguan në fillim të muajit shkurt pas urdhrit ekzekutiv të firmosur nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Tashmë me urdhër të Trumpit, ekspertët amerikan janë rikthyer tani për të vazhduar mbështetjen dhe asistencën e nevojshme për SPAK, një strukturë e krijuar për të luftuar “korrupsionin” dhe “krimin e organizuar” në Shqipëri.

Përfshirja e OPDAT me ekspertizë ligjore në Shqipëri ka qenë e zgjeruar, duke përfshirë institucionet e drejtësisë, sidomos strukturat e posaçme, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *