Skip to content

Kryeministri Edi Rama thotë se gjatë 3 mandateve të tij është paga mesatare në Shqipëri.

Në një bashkëbisedim me qytetarët, kreu i qeverisë tha se do të rritet paga minimale në 500 euro.

“Kur ne morëm detyrën, paga mesatare në sektorin publik, në shtet ishte 372 euro dhe që sot, vitin 2024 e mbyllëm me 1000 euro pagën mesatare. Kemi bërë një rritje shumë të lartë. Paga mesatare të përgjithshme, e kombinuar në sektorin publik dhe sektorin privat ishte 322 euro, e kemi sot 830 euro paga mesatare sot në Shqipëri, e përgjithshmja. Pagën minimale e kishin 157 euro, e kemi 400 euro dhe me vendim, siç e kam thënë, në qershor do ta bëjmë 500 euro, do hyjë në efekt nga janari i 2026. Shumica e bizneseve e kanë më të lartë. Kush nuk do të shikojë është më keq se ai që nuk fiton. Do ta shohim më 11 maj se çfarë do të vendosë populli”, tha Rama.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *