Moti i keq ka përfshirë vendin prej ditësh. Reshet e shiut kanë qenë të pranishme thuajse në të gjithë territorin e vendit.
Këtë të hënë, zona e Frakullës është përshirë nga breshëri e cila ka zbardhur vendin.
Ndërkohë fermerët kanë shprehur shqetësimet e tyre pasi prodhimi i pemtarisë është shkatërruar plotësisht.
Kujtojmë edhe pak ditë më parë breshëri që ra në zonën e Lushnjës, veçanërisht në fshatin Barbullinjë dëmtoi totalisht 160 hektarë të mbjella me nektarinë e pjeshkë.
Be First to Comment