Skip to content

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas lajmit tragjik se trupat e pajetë të tre ushtarëve të humbur amerikanë janë gjetur në Lituani.

Kryeministri tha se lutjet dhe mendimet janë me familjet e viktimave dhe shtoi se Shqipëria qëndron si gjithmonë në krah të SHBA-së.

“Lajm tragjik nga Lituania. Humbja e ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes së fundit ushtarake është një kujtesë e dhimbshme e rreziqeve që mbartin ata që shërbejnë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre. Si gjithmonë, Shqipëria qëndron në krah të Shteteve të Bashkuara dhe Komandantit të saj të Përgjithshëm”, shkruan Rama.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *