Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktores së njohur, Margarita Xhepa.
Kreu i qeverisë ka ndarë disa foto të saj, teksa shkruan me dhimbje: “Lamtumirë yll!”.
Për dekada me radhë, ‘artistja e popullit’ Margarita Xhepa portretizoi karaktere të panumërta dramatike duke mbetur përjetësisht në kujdesën e artdashësve.
Karrierën e nisi që në bankat e shkollës, kur studionte në Lice dhe regjisorët e Teatrit Popullor të asaj kohe spikatën talentin e saj.
Në skenën e Teatrit interpretoi role të mëdha të dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek “Hamleti”, vajza te “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, apo rolin e nënës nga romanit i Kadaresë, “Kush e solli Doruntinën”.
Be First to Comment