Sot bëhen dy muaj nga arrestimi i Erion Veliajt, i cili ka thënë është mbajturi izoluar pa akuzë konkrete, duke nënvizuar se nuk ka asnjë person që mund të dëshmojë se ai ka kryer ndonjë akt korruptiv.
Kryebashkiaku thotë se sot mbushen dy muaj që ai është larg familjes së tij, djalit, gruas dhe nënës, ndërsa shpreh një falënderim për të gjithë që i kanë qëndruar pranë.
Ndërkohë, Veliaj theksoi se i janë ndaluar mundësitë për të shprehur mendimin mbi procesin që po kalon, duke e quajtur atë “grotesk”.
“Sot mbushen 2 muaj nga burgimi im pa gjyq – larg familjes, gruas, djalit të vogël dhe nënës. Por, edhe larg punës në bashki e fushatës, dy pasioneve të jetës sime. Doja vetëm t’ju falenderoja për mirësinë e mbështetjen ndaj Kait dhe Ajolës, si dhe dy nënave tona – 3 gra pa burrat e tyre, por me kurajo e dinjitet falë jush që u jeni gjendur pranë! Jam ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston. S’ka dalë askush që të kem korruptuar. Ende askush që të më ketë korruptuar. Kush më njeh e di që në çdo ditë të punës time kam ndihmuar këdo, kudo e kurdo me ndershmëri. Më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk”, shkruan Veliaj.
Be First to Comment