Skip to content

Një 16-vjeçar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur mbrëmjes e sotme në Shkodër, ndërsa një tjetër i mitur është plagosur rëndë.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Stom Golem” ku dyshohet se 16-vjeçari duke drejtuar motomjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë u përplas duke dalë nga rruga.

Në motomjet dyshohet se udhëtonte dhe një i mitur 14-vjeçar i cili u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Stom Golem”, dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, ku 16 vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Në motomjet dyshohet se udhëtonte dhe një i mitur 14-vjeçar i cili u dërgua në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore”, njofton policia.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *