Skip to content

Barometri në Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e katërt zgjedhore në nivel vendi. Metodologjia e përdorur është një kampion rastësor i shtresëzuar me 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë.

Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave është 10 Prill – 21 Prill 2025.

Matjet sjellin pëlqyeshmërinë që kanë liderët e partive dhe koalicioneve të cilat konkurojnë në zgjedhjet e 11 Majit.Edi Rama renditet i pari dhe ka 49.4% mendim pozitiv dhe 45.4% mendim negativ.

Agron Shehaj renditet i dyti me 37.3% që kanë mendim pozitiv, 36.3% që kanë mendim negativ për të dhe 26.4% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Adriatik Lapaj renditet i treti për mendimin pozitiv me 35.1%, 34.5% mendim negativ dhe 30.4% janë përgjigjur nuk e di.

Më pas vjen Sali Berisha, 33.5% mendim pozitiv për të dhe 61.5% mendim negativ.

Arlind Qori 24% mendim pozitiv, 34.7% mendim negativ dhe 41.3% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Dashamir Shehi ka 23.1 % mendim pozitiv, mendim negativ 44.8 % dhe 32.1% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Tom Doshi ka 20.2% mendim pozitiv, 51.4% mendim negativ dhe 28.4% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Elena Kocaqi ka 14.9% mendim pozitiv, 21.2% mendim negativ dhe 63.9% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Lulzim Basha, 9.7% mendim pozitiv, 80.6% mendim negativ dhe 9.7% janë përgjigjur nuk e di.

Kreshnik Osmani ka 5.4% mendim pozitiv, 24.3% mendim negativ dhe 70.3% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Edmond Stojku ka 4.5% mendim pozitiv, 22.5% mendim negativ dhe 73% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *