Një lajm i trishtë ka prekur sot komunitetin akademik dhe më gjerë.
Ka ndërruar jetë para kohe Prof. Dr. Kostaq Hila, pedagogu i njohur gjirokastrit, një figurë e respektuara nga e gjithë zona.
Me një karrierë të gjatë dhe të pasur në arsim dhe shkencë, lajmi i ndarjes nga jeta të Prof. Hilës është pritur me dhimbje të madhe nga kolegë, studentë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njihnin dhe të punonin me të.
“RILINDJE.info” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes. Prof. Hila do të mbetet gjithmonë një emër i nderuar i botës akademike shqiptare.
Be First to Comment