Skip to content

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Orinda Huta është përballur së fundmi me një dhimbje të thellë, humbjen e babait.

Edhe pse nuk është bërë i ditur ende shkaku, vetë Orinda ka publikuar në rrjetet sociale lajmin e trishtë.

Ajo postoi dy foto me të atin e ndjerë ku shkruante: “”Kërcimi ynë i fundit babo”– duke e shoqëruar me një zemër të thyer.

Në një tjetër “Story” vijuese, moderatorja shkruante për miqtë dhe të afërmit se babai i saj ka ndërruar jetë duke dhënë detajet se ku do të zhvillohej funerali.

Ndër rreshta të ndjerë Orinda shkruante se familja e tyre “ka qenë e bekuar gjithmonë nga prezenca e tij”.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *