Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë pas një periudhe të gjatë sëmundjeje.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i cili shprehu ngushëllime për familjen Thaçi dhe të gjithë popullin shqiptar.
Në një mesazh ngushëllimi, Krasniqi tha se Haxhi Thaçi ishte një figurë e rëndësishme për kombin shqiptar, duke theksuar përkushtimin dhe vlerat atdhetare që ai ka përcjellë nëpërmjet edukatës së tij.
Tre ditë më parë ai u vizitua nga Hashim Thaçi i cili mori leje nga Gjykata Speciale e Hagës dhe i shoqëruar nga sigurimi mbërriti në Prishtinë ku takoi për herë të fundit babanë e tij. Babai i Thaçit ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore duke u trajtuar në klinikën interne të Prishtinës prej disa ditësh.
Be First to Comment