Skip to content

Shqipëria humbi me rezultatin 2-0 në “Wembley” përballë Anglinë në sfidën e parë të kualifikueseve për kampionatin botëror 2026, por për trajneri Sylvinho, ky rezultat duket i pranueshëm.

Sylvinho tha ndihet i lumtur, pasi sipas tij, përballë një rivali të këtij niveli mund të pësosh edhe 5 gola.

“Anglia është një nga kombëtaret më të forta, kanë dy mbrojtës qendre shumë të fortë. Nuk është shumë e lehtë të vish në Uembli dhe të fitosh. Këtu luajnë lojtarët më të mirë të botës, është e vështirë. Jam shumë i lumtur dhe krenarë për gjithë lojtarët që futen në fushë. Nëse nuk shkon në fushë i organizuar, mund të pësosh edhe 5 gola”, u shpreh Sylvinho.

Në vijim, trajneri i Shqipërisë analizoi lojën e djemve të tij, duke vlerësuar kontributin e Armando Brojës, i cili në 30 minuta i dha një shkëndijë ofensivës kuqezi, por edhe Myrto Uzunin që nisi si titullar.

“Në pjesën e dytë luajtëm më mirë. Në momentin që u fut Broja bëri një punë të mirë. Aty mund të ishim afruar me barazimin, por shënuan golin e dytë dhe ne humbëm. Nëse nuk përgatit mirë ndeshje në 45 minutat e para, përfundon keq. Kishim vështirësi për t’i bërë presing kundërshtarit. Vetëm Uzuni mund të sulmojë hapësirat. Kemi gabuar në pasimin e parë për të dalë nga zona. Në momentin që del nga ky presing që bëjnë anglezët, mund të rrezikosh”, deklaroi Sylvinho.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *