Dhe pak javë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit, ndërsa partitë po parashtrojnë edhe ofertën e tyre ekonomike.
Në platformën programore “Shqipëria 2030,” Partia Socialiste premton se fundi i mandatit të tyre të katërt do ta gjejë Shqipërinë me pension minimal 200 euro, dyfishin e atij që është sot. Ndërsa me reformën e re, kjo parti synon rritjen e pensionit mesatar në 175 euro.
Jo vetëm tek pensionet, PS parashikon të ndalet në disa sektorë. Me ambicien për rritje të qëndrueshme ekonomike në afro 4% gjatë këtij pesëvjeçari, me pritshmëritë për fluks turistësh e investimesh, qeveria në programin e saj premton pagë mesatare 1000 euro në vitin 2030, nga 850 euro që është aktualisht. Kurse paga mesatare në sektorin publik, nga 1000 euro, do të rritet në 1300 euro në vitin 2030.
Be First to Comment