Skip to content

Hapësira bosh në plazh do ketë më shumë sezonin tjetër për pushues vendas e të huaj.

Nga Vlora, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro së bashku me kryeministrin Edi Rama sqaroi se këtë vit do të kemi 973 stacione publike plazhi.

“Kemi këtë vit, 973 stacione plazhi publike si asnjë herë më parë, gjithashtu rregullin që në 1 km vijë bregdetare 300 metra të jenë publik. Për të mos qenë vetem ne anën e publikut, sepse investitorët jane motori i zhvillimit, i kemi dhënë prioritet bizneseve me investime serioze akomoduese. Prioritet u është dhene strukturave akomoduese me kategorizim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Nuk ka qenë proces i lehtë, edhe pse është proces i ri. Kemi qenë në komunikim të përjaveshëm edhe me kryerarët e bashkive. Stacionet e plazhit nuk duhet të jenë biznesi kryesor. Biznesi kryesor është turizmi i qëndrueshëm, plazhi është një aksesor për të krijuar eksperienca për turistët. Plani i masave është gati për këtë sezon veror, është ngritur task-forca”, sqaroi ministrja në krah të Edi Ramës.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *