Duke e quajtur një nga kuajt më të fortë të betejës, kryesocialisti Edi Rama prezantoi sot projektet infrastrukturore që synojnë të realizojnë deri në vitin 2029.
Gjatë mandatit të katërt, shefi i qeverisë premton të ndërtojë edhe 700 kilometra të tjera rrugë, duke përfunduar disa prej projekteve më strategjike për vendin.
Me shifrat rekord të turistëve që vizituan vendin tonë, kreu i qeverisë lajmëroi se më “8 Maj” pritet të kryhet edhe fluturimi i parë për “pagëzimin” e pistës së Aeroportit të Vlorës.
“Kur ne e morëm detyrën në atë aeroport hynin e dilnin 1,7 milionë pasagjerë në vit. Vitin që lamë pas ishin 11 milionë pasagjerë në Tiranë, në aeroport. Në 8 maj, shpresojmë do të bëjmë edhe fluturimin e pagëzimit të pistës së aeroportit të Vlorës, ku terminali do të kërkojë edhe ca kohë për shkak të vonesave me furnizimet materiale”, tha Rama.
Be First to Comment