Skip to content

Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë një aktiviteti në shkollën “Besnik Sykja” në kryeqytet se brenda kësaj dekade paga mesatare për mësuesit do të jetë 1,250 euro.

Rama u shpreh se puna e mësuesve vjen çdo ditë duke u vështirësuar, ndërsa shtoi se lodhja e tyre nuk është fizike por psikologjike.

“Pagat, ju e dini, janë rritur në mënyrë të vazhdueshme. Sot paga mesatare e mësuesit është 950 euro. Është pagë dinjitoze, por nuk mjafton. Puna e mësuesve, vështirësia e punës nuk shkon duke u ulur, por duke u rritur. Vështirësia nuk është e punës fizike, por është një vështirësi pune psikologjike. Plani ynë është që në vitet e ardhshme, brenda kësaj dekade, pagën mesatare të mësuesit ta çojmë 1250 euro. Nuk besoj se do të kemi problem me këtë”, tha Rama.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *