Skip to content

Avokati Leonard Karaj komentoi çështjen e Ilir Metës, ku dha lajmin se i janë gjetur edhe 6 telefona të tjerë për interesin e çështjes së CEZ-DIA apo lobimin në SHBA.

“Ilir Metës i ka gjetur SPAK-u 6 telefona, unë nuk e dija, sot e mora vesh këtë. SPAK mendon se këta telefona janë me shumë rëndësi për hetimin dhe i ka marrë në dorëzim për hetim”, tha avokati në Report TV.

Meta ndodhet në burg prej 21 tetorit 2024 pasi po hetohet nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet CEZ-DIA, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *