Dita e diel do të shtojë intensitetin e reshjeve dhe përhapjen e tyre në të gjithë territorin. Njëkohësisht, do të shkaktojë edhe uljen e temperaturave ku në zonat maloree do të shënojnë edhe vlera 0 apo negative.
Sipas meteorologes Porja, 2-3 ditët në vijim do të kenë nuanca dimri dhe është një fundjavë me mot të paqëndrueshëm.
“Për sa u përket ditës së shtunë dhe të diel, dita e shtunë do të ketë më shumë kthjellime, më pak vranësira, do të ketë reshje vetëm në qendër dhe në skajin jugor. Do të jetë dita e diel që do t’i shtoj vranësirat dhe reshjet në të gjithë territorin. Në fakt, parashikohet të ketë rrebeshe të izoluara që do të jenë kryesisht në qendër dhe në jug. Do të kenë Librazhdi, Elbasani, Berati, Fieri, Tepelenë, Gjirokastër dhe pjesa e parë e territorit do të jetë paradite me alternime kthjellimesh e vranësirash, pjesa e dytë e ditës së diel do të jetë me rrebeshe në jug dhe me reshje të pakta në pjesën tjetër të territorit. Rikthehen të dielën reshjet e forta. Kryesisht do të ketë skaji verilindor dhe më pak do të ketë juglindja e vendit. Pra temperatura me nuanca të dimrit edhe pse jemi në muajin e dytë të pranverës. Parashikohet që 0 dhe -1 gradë të kenë zonat malore dhe maksimumet të jenë rreth vlerës 19 gradë“, u shpreh Porja.
Be First to Comment