Skip to content

Ekipet e kërkimit shpëtimit kanë arritur të gjejnë 27-vjeçarin Ajet Lleshi dhe babain e tij, Riza LLeshi, të cilët kishin humbur në malin e Pashtrikut në Has.

Fatkeqësisht, i riu është gjetur i ngrirë dhe pa shenja jete, teksa burime bëjnë me dije se babai i tij është gjetur në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike, dhe ka marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore.

Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit ishte nisur që prej mëngjesit të djeshëm drejt malit të Pashtrikut për për të prerë dru në pyll, por rreth orës 17:00 familjarët e tij denoncuan se kishin humbur kontaktet me të.

Në këto kushte, babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij kanë dalë në mal për ta kërkuar, por janë ndarë në drejtime të ndryshme dhe që prej orës 2 të mëngjesit familja ka humbur kontaktet edhe me babain e 27-vjeçarit.

Ende nuk dihen më shumë detaje rreth kësaj ngjarje, teksa priten hetime për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 27-vjeçarit.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *