Skip to content

Turizmi për 2025 pritet të ketë një tjetër hov duke patur parasysh se në Qershor do të nisin fluturimet charter edhe nga Aeroporti i Vlorës.

Lajmet e mediave gjermane për largimin e aeroportit të Mynihut nga pozicioni i Këshillimit të Aeroportit të Vlorës, sipas kreut të Unionit Turistik Shqiptar Rrahman Kasa, nuk janë shqetësuese.

“Nga informacionet dhe nga kontaktet është thënë nëse do të operojë vetëm për avionët charter. Pra sepse aeroporti i Mynihut është këshillues në fund të fundit. Autoriteti i Aviacionit Civil është ai që është kompetenti për të certifikuar me shpresën se do të hapet aeroporti, se kemi fut katër avionë charter në javë duke menduar që sipas premtimeve të dhëna nga autoritetet që Aeroporti i Vlorës do të jetë funksional për verën e vitit 2025. Charter-at e parë pritet që të zbresin më 8 Qershor”, shprehet kreu i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa.

Sipas Kasës, kontratat nga tur-operatorët për të fluturuar charter-at drejt Vlorës, janë lidhur prej kohësh dhe janë kryer dhe një pjesë e pagesave.

Gjatë vitit 2024, Shqipëria u vizitua nga 11.7 milionë turistë, ndërkohë që të ardhurat nga turizmit arritën në gati 5 miliardë Euro.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *