Skip to content

Mbrëmjen e kaluar, Jozi Marku u shfaq në një darkë me miqtë e tij, ku dukej mjaft i qeshur dhe në humor të mirë, duke kënduar dhe festuar.
Por mëngjesi i sotëm solli një të papritur: llogaria e tij në Instagram është mbyllur, vetëm pak kohë pas një rritjeje të ndjeshme dhe të papritur të ndjekësve.

Nuk dihet nëse vendimi për mbylljen e profilit ka ardhur nga vetë Jozi apo nëse dikush tjetër ka ndërhyrë.

Në rrjet po qarkullojnë edhe aludime se kjo lëvizje mund të ketë lidhje me zhvillimet e fundit në raportet e tij me Gjestin.

Mes gjithë emocioneve të bukura që shoqëruan dasmën e shumëpërfolur të Gjestit dhe Eglit, një situatë e papritur po komentohet jashtë shtëpisë së Big Brother VIP.
Ndryshe nga profili në Instagram i Eglit, i cili u mbush me momente nga ceremonia, profili i Gjestit, që menaxhohet nga të afërmit e tij, nuk ka shpërndarë asnjë moment nga dasma.

Madje, nuk ka asnjë foto apo video të mëparshme të çiftit të publikuar aty, duke ngritur aludime në rrjet se familjarët e Gjestit mund të mos jenë dakord me lidhjen e tij me Eglin.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *