Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë takimin elektoral në Kavajë, pasi mori lajmin se Papa Françesku u nda nga jeta.
Para se të ndërpriste takimin e tij elektoral, Rama kërkoi që të mbahej 1 minutë heshtje.
“Më erdhi një mesazh këtu tani. Më vjen shumë keq, ka ndërruar jetë Ati i Shenjtë, Papa Françesku, një njeri i jashtëzakonshëm. Unë kam pasur një raport personal me të, më çonte vazhdimisht mesazhe dhe më vjen jashtëzakonisht keq. Ai zgjodhi të vizitonte Shqipërinë jashtë Vatikanit pasi u zgjodh Papë. Pas një takimi që patëm, ai kaloi në Shqipëri një ditë që e konsideronte të paharrueshme tha dhe fjalën e paharrueshme që Shqipëria ka vëllazëri fetare. Besoj kam mirëkuptimin këtu ta nderoj me një minutë heshtje dhe ta ndërpresim këtu takimin”, tha Rama.
Be First to Comment