Një tjetër aleat ka kërkuar largimin nga koalicioni me Partine Demokratike, e drejtuar nga Sali Berisha.
Bëhet fjalë për Partinë Ora e Shqipërisë, e drejtuar nga Zef Shtjefni i cili në shkresën e depozituar në KQZ thotë se koalicioni ku ai bënte pjesë nuk ka funksionuar asnjëherë.
“Ju njoftoj se Partia Ora e Shqiperise ne Kualicion me Alencen per Shqiperine Madheshtore nuk ka funksionuar qe diten kur eshte firmosur marreveshja! Aleanca per Shqiperine madheshtore nuk ka future ne listen e hapur Kryetarin e partise, nuk ka ftuar Partine Ora e Shqiperise ne hapjen e fushates elektorale, por Kryetari I partise mori pjese I pa ftuar ne takim. Sot ne takim me partite e koalicionit nuk e fton Partine Ora e Shqiperise ne takimin e rradhes! Ne keto kushte, kjo Aleance ka shkelur marreveshjen me Partine Ora e Shqiperise, prandaj kerkojme largimin nga ky Koalicion qe nuk respekton marreveshjen me aleatet e tij”, shkruan Zef Shtjefni.
Be First to Comment