Krist Fufi, 19-vjeçari i cili mbeti i plagosur me sende të forta mbrëmjen e sotme pranë një rezidence në zonën e Lundrës në Tiranë, mësohet se është djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi
Fillimisht kanë qenë disa persona me makinë dhe kanë marrë shkopinj dhe sende te forta nga bagazhi i makinës së tyre dhe kanë sulmuar të riun.
Sapo kanë mbërritur agresorët nuk e kanë gjetur të riun dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar, derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar.
Dyshohet se një prej agresorëve ka pasur edhe një armë zjarri në dorë. por nuk ka qëlluar. I riu i dhunuar ka marrë dëmtime në kokë dhe trup.
Tiranë/Informacion paraprak.
Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.
Be First to Comment