Në kulmin e përgatitjeve për zgjedhjet në Shqipëri, një goditje fatale për Edi Ramën vjen pikërisht nga Amerika – dhe ironikisht, nga vetë rrjetet dhe mediat që kanë qenë tradicionalisht në krah të George dhe Alex Soros.
New York Magazine, një ndër platformat më liberale dhe më miqësore historikisht ndaj familjes Soros, ka publikuar një profil rrënues për Alex Soros, duke e portretizuar si një figurë arrogante, të papërgjegjshme dhe të rrezikshme për vetë trashëgiminë politike të familjes.
Sulmi nuk vjen nga republikanët apo nga e djathta amerikane.
Sulmi vjen nga shtëpia e vetë familjes Soros, nga media që ka mbrojtur për dekada axhendën progresive globale.
Në artikull, një ish-drejtues i Open Society Foundations pranon hapur se Alex Soros “ka fiksim për të mbledhur ‘objekte të ndritshme’” — një koment për zakonin e tij për të bërë foto me liderë të fuqishëm demokratë si Chuck Schumer, Nancy Pelosi, Joe Biden dhe Kamala Harris, për të treguar ndikimin e tij.
Kjo tregon qartë: Alex Soros nuk është as filantrop, as reformator. Kjo ekspozon krizën e thellë ku ka hyrë rrjeti Soros: një rrjet që në vend të frymëzojë progres, tani shihet si simbol i elitizmit, arrogancës dhe manipulimit politik.
Ai është një koleksionist pushteti dhe influencash — dhe kjo ekspozon në mënyrë të dhimbshme çdo lider që ka pranuar të lidhet me të, përfshirë Edi Ramën.
Alex Soros, i cili ka mbështetur publikisht Edi Ramën dhe Partinë Socialiste përmes fondeve të Open Society Foundations, tani përballet me një krizë imazhi në vetë zemrën e establishmentit liberal amerikan.
Nëse në Amerikë ai shihet si simbol i prishjes së demokracisë, si mund të pranohet ende në Shqipëri si “mbështetës i reformave”?
Fotot e Alex Soros me Edi Ramën, që dikur paraqiteshin si triumf diplomatik, tashmë janë një barrë e rëndë që dëshmon lidhjen e qeverisë shqiptare me rrjete ndërkombëtare të diskredituara.
Në prag të zgjedhjeve, opozita shqiptare ka në dorë një fakt të pakontestueshëm:
Edi Rama dhe Partia Socialiste janë mbështetur nga një figurë që edhe në shtëpinë e tij është shpallur si simbol i arrogancës politike dhe manipulimit të opinionit publik.
Në një kohë kur vetë amerikanët liberale po refuzojnë ndikimin e Sorosëve, shqiptarët duhet të kuptojnë më mirë se kurrë: Rilindja është peng i parasë dhe ndikimit të huaj — dhe ky model duhet rrëzuar.
Be First to Comment