Në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës po punohet për detajet e fundit, pak ditë para uljes në pistë të avionit të parë.
Zv/kryeministrja, Belinda Balluku inspektoi nga afër ecurinë e punimeve, teksa tha se ”më 8 maj, do kemi testin me uljen e avionit të parë në pistën prej 3,2 kilometrash në Vlorë, për të vijuar me certifikimet, që brenda sezonit veror të kemi uljet zyrtare”. Balluku tha se ky është një projekt i rëndësishëm që i përgjigjet zhvillimit të industrisë së Aviacionit Civil.
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është investimi që po shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar. Ky aeroport pritet jetë porta e hyrjes në Jugun e Shqipërisë dhe porta e zhvillimit të turizmit.
Aeroporti i Vlorës, jetësohet në terren për t’u shndërruar në aeroportin kryesor të vendit, i cili do të funksionojë me mbi tre modele biznesi: aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve dhe një kargo e mirëfilltë.
Be First to Comment