Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, në afërsi të fshatit Qesarat.
Motomjeti, i drejtuar nga shtetasi Sh.S., banues në fshatin Toç, ka dalë nga rruga për arsye ende të paqarta.
Si pasojë e daljes nga rruga, 71-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.
Be First to Comment