Skip to content

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në episodin më të fundit të emisionit të njohur të dashurisë “Për’puthen”, ku dy nga konkurrentet kanë kaluar nga debati verbal në përplasje fizike, duke detyruar ndërprerjen e transmetimit.

Ngjarja ndodhi mes dy vajzave, Emi dhe Ketrina, të cilat kanë pasur një miqësi të ngushtë përpara hyrjes në emision.

Tensionet mes tyre janë rritur ndjeshëm gjatë diskutimeve në studio, ku akuzat dhe nënkuptimet denigruese pasuan njëra-tjetrën.

https://www.instagram.com/reel/DJHl2_-NEzJ/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d310b6c2-57f5-41ba-b2f2-8f4addfb721c

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjet, në kulmin e debatit, Emi u ngrit e irrituar, ndërsa Ketrina reagoi menjëherë duke e kapur për flokësh.

Përplasja fizike zgjati pak sekonda, por mjaftoi për ta kthyer skenën në kaos dhe për të detyruar stafin e “Për’puthen” të ndërhyjë menjëherë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *