Skip to content

Numërimi i votave të Greqisë për qarkun e Lezhës po ngushton diferencën mes koalicionit të PD-së që deri tani ka 4 mandate dhe PS-së e cila ka marrë 3 mandate.

Nga numërimi i 10,695 zarfave nga 11,841 që janë në total, PD-ja është përpara me 621 vota, ndërkohë që me votat e Shqipërisë diferenca ishte rreth 1,500 vota.

Kjo ka bërë që në Parkun Olimpik të shtohet interesi për kutitë e Lezhës. Kandidati i PD-së, Kastriot Piroli është ai që rrezikon nëse PD-ja humbet mandatin në Lezhë, pasi është renditur i dyti në listën e hapur pas Gjin Gjonit.

Mesditën e sotme në ndihmë të tij ka shkuar edhe më e votuara e PD-së në Tiranë, Jorida Tabaku e cila po udhëzon numëruesit demokratë si t’i kontestojnë votat e Greqisë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *