Skip to content

I nxehti afrikan ka ‘pushtuar’ Shqipërinë që në hyrje të muajit Qershor, teksa temperaturat ekstreme që kapin vlerat mbi 40 gradë, po vijojnë edhe gjatë Korrikut.

Sinoptikantia Lajda Porja ka paralajmëruar se dita e diel do të jetë më e nxehta për këtë verë deri më tani. Vlerat më të larta do të regjistrohen në qarkun e Beratit, ndërsa në mesjavën e ardhshme pritet një rënie me afro 5 gradë e temperaturave duke sjellë “frymëmarrje”.

“Në fundjave presim temperatura 39-40 në shumë qytete dhe 41 gradë vetëm në qarkun e Beratit. Kemi një freskim nga mesi i javës tjetër, nga e mërkura ku të paktën për 3 apo 4 ditë do të marrim frymë. Termometri ulet deri në 34 apo 35, por do jetë e shkurtër si kohë. Është parashikuar që korriku të jetë mjaft i nxehtë. Nuk presim të thyhen rekordet, po do ketë shumë ditë, 7 apo 10 ditë me temperatura që luhaten nga 37-39”, tha Porja.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *